Në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe në ambiente të tjera, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni. Si rezultat i kësaj faze u evidentua dhe u godit një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Konkretisht, në lagjen nr. 6, Laç, në lokalin e marrë me qira nga shtetasi E. J., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera për lojëra fati, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me fisha bixhozi, një shumë parash dhe aksesorë të tjerë që përdoren për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Droje dhe për shtetasit G. K., 30 vjeç, M. J., 26 vjeç dhe Sh. J., 30 vjeç, banuesë në Thumanë, të cilët u gjetën në këtë lokal në momentin e ndërhyrjes nga policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.NdËrkohe gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 7 kompjutera për lojëra fati, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, PLAGOSEN 7 PERSONA
Artikulli tjetërRIHAPET ISH KONSULLATA, QUHET “PALLATI ITALIA”