Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa denoncimi është bërë nga pastruesja e këtij institucioni, e cila gjeti dyert e dëmtuara.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur  se autorët dyshohet se kanë hyrë nga dera kryesore, ndërsa dyert e brendshme janë hapur nëpërmjet kartës.

Ndërkohë burimet thonë se krahas dokumentave dhe dosjeve është vjedhur edhe serveri qendëror.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë po kqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtrinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Kjo është hera e dytë që vidhen materialet në zyrat e Prokurorisë së Durrësit. Në datën 8 maj dy persona grabitën postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i morën disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.

Artikulli paraprakRRITET 7% NUMRI I TË HUAJVE NË ARDHJE, ZHVLERËSOHET EURO
Artikulli tjetërI PAPUNË DHE 30-VJEÇ, GJYKATA DËBON NGA SHTËPIA PËRTACIN