Është njëri prej mbrojtësve anësore më të mirë në Itali.
Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Elseid Hysaj po kalon momentin më të mirë të karrierës te Napoli. Për mbrojtësin së fundmi është interesuar edhe klubi gjerman i Bajernit të Mynihut. Madje në ndeshjen që Napoli zhvilloi kundrejt Milanit në “San Paolo” ishte i pranishëm edhe drejtori teknik i gjigantit bavarez, Michael Reschke i cili kishte ardhur posaçërisht për të vëzhguar Hysajn. Lidhur me vlerën e kartonit të futbollistit pak ditë më parë foli menaxheri i tij i cili u shpreh se Hysaj nuk mund të kushtojë më pak se 22 mln euro.
/ Star Plus TV /