Pas barazimit të javës së kaluar ndaj Koln-it të Margim Mavrajt, edhe këtë të shtunë Bayerni nuk ka arritur të fitorja, duke u ndalur në fushën e Eintracht Frankfurt në një barazim 2-2.

Të besuarit e Ancelotti-t arritën ta zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 10, por vendasit reaguan në fundin e pjesës së parë me anë të Huszti-t duke barazuar rezultatin. Po ashtu si në pjesën e parë edhe në fillimin e të dytës, Bayern-i gjen golin këtë radhë me Kimmich. Kur u mendua se kampionët e Gjermanisë e siguruan fitoren vendasit shënojnë sërish në minutën e 78 me Fabian për 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit, pavarësisht përpjekjeve të bavarezëve. Pavarësisht barazimit, Bayerni vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me 17 pikë, dy më shumë se Koln-i i vendit të dytë.

Artikulli paraprak19 VJEÇARJA I SHPËTON MREKULLISHT AKSIDENTIT
Artikulli tjetërKE: U RRIT KONSUMI DHE PUNËSIMI, RRITJA SIPAS PARASHIKIMIT