FITOJNË BARÇA, PSG E ÇELËSI, NDALET CITY.Bayern Munich del i pamposhtur nga “Olimpico” duke shkatërruar Romën me rezultatin e thellë 1-7 përmes të cilit u ka dërguar një sinjal të qartë kampionëve në fuqi të Champions League se nuk do ta kenë të lehtë që të përsërisin suksesin.
Gjermanët dominuan totalisht ndaj romanëve, ndryshe nga sa pritej duke zhgënjyer të pranishmit që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Golat për ekipin e drejtuar nga spanjolli, Guardiola u shënuan nga Roben dy herë, Levandovski, Myler, Gëtze, Riberi dhe Shaqiri, ndërsa për Romën golin e nderit e shënoi Gervinho.Ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit, City nuk di të fitojë duke barazuar në Moskë me CSKA 2-2. Pas ndeshjeve të treta në grupe, Bayern Munich kryeson me 9 pikë, i ndjekur nga Roma me 4 dhe City me 3, do të jenë këto dy të fundit që do të luftojnë për vendin e dytë në grup, pasi i pari dhe i fundit janë përcaktuar. Barcelona u mjaftua me fitoren 3-1 ndaj Ajaksit, ndërsa PSG me shumë vështirësi fitoi ndaj APOEL Nikosia 0-1 me golin e Cavanit. Çelësi realizon goleadë përballë Mribor duke i shënuar jo pak, por 6 gola, ndërsa ndeshja tjetër e grupit mes Schalke dhe Sportingut përfundoi 4-3. Shakhtar Donetsk mposhti 7-0 BATE-n në Bjellorusi, ndërsa Porto bëri detyrën duke fituar 2-1 me Bilbaon.