Bayerni Mynihut siguroi finalen e Kupës së Gjermanisë.
Skuadra bavareze mundi Verder Bremenin me rezultatin 2 – 0 me golat e Tomas Myler. Një mënyrë kjo për Bayernin për të vijuar garën për të gjithë trofetë e këtij sezoni, kupën, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Ekipi i Pep Guardiolës është i vetmi që garon për këto objektiva në Europë. Sot do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Hertës së Berlinit dhe Borusia Dortmundit.