KANDIDATJA E MAZHORANCËS MERR PJESË NË ORGANIZIMET E FRESH. Nën moton rinia është e sotmja dhe e ardhmja e Shkodrës kandidatja për kryetare bashkie znj.Keti Bazhdari mori pjesë në disa organizime masive me të rinjtë e FRESSH nga Shkodra,Postriba, Rrethinat dhe Bërdica të cilet, inaguruan disa prej qëndrave të tyre , respektivisht në Shkodër,Trush, Shtoj të ri dhe në Mes në kuadër të përhapjes së programit dhe vizionit për drejtimin e bashkisë në katër vitet e ardhshme.
Ndërsa takimin e fundit te dites kandidatja e mazhorances e realizoi me te rinjte prane qendres socialiste te Ura Dervishbeg. Sipas kandidates Bazhdari FRESSH-i është fryma e kësaj fushate, është energjia më e sinqertë me të cilën do arrihet fitorja.Bazhdari i vuri rëndësi punës së të rinjve në komunitet dhe përkrahjes së tyre me politika të sakta në funksion të shërbimit ndaj banorëve të bashkisë së re.