Hitet e këngëta
rit të njohur, Michael Jackson janë ndaluar të transmetohen në Bbc Radio 2. Lajmi u bë i ditur nga ‘The Sunday Times’, e cila shkruan se ndalimi i këngëve vjen pas pas ngjarjeve të fundit, ku këngëtari akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijë.
Dokumentari i regjisorit të njohur , Dan Reed “Leaving Neverland” , një pjesë e tij u transmetua dje dhe pjesa tjetër sot më 4 mars bëri të madhe pasi trajton dëshmitë e Wade Robson, 36 vjeç dhe James Safechuck, 40 vjeç.
Ata në këtë film dokumetar pohojnë se ylli i muzikës pop ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë. Raportohet se vendimi për të mos transmetuar këngët e tij është marrë gjatë javës së kaluar, pas shfaqjes së dokumentarit, dhe se hera e fundit që një këngë solo e Jackson u transmetua në stacion ishte më 23 shkurt.
“Ne e vlerësojmë çdo pjesë të muzikës së tij dhe i njohim meritat, por vendimet për atë që transmetojmë në rrjete të ndryshme gjithmonë bëhen duke pasur parasysh kontekstin dhe audiencat në mendje”, shprehet BBC.
“Leaving Neverland” është një dokumentar katër orësh dhe i ndarë në dy pjesë ku James Safechuck dhe Wade Robson rrëfejnë eksperiencat e tyre të abuzimit nga Jackson.
Ndërkohë që çmimi i vilës së ti, ra në me -30 %, pas akuzave të bëra publike. Vila luksoze e “Mbretit të Popit” do të shitet me 71 milionë dollarë, nga 100 milionë dollarë që ka qenë në 2017.