BBC, reportazh për harmoninë fetare në Shqipëri
“Kisha dëgjuar më parë zërin e Hasib Bubës nëpër qoshet e rrugëve të Beratit, por kjo ishte hera e parë që e takoj. Buba tregon veprimtarinë e tij prej myezini, e cila është një nga detyrat e fetare për ta thirrur ezanin pesë herë në ditë”, fillon rrëfimin e tij Quinn Hargitai nga BCC. “Ai është fotografia e një myslimani të devotshëm, por ka diçka befasuese para se të vinte deri këtu.”, shprehet Quinn Hargitai. “Unë jam rritur si i krishterë”, rrëfen Buba, “dhe për vite kam vazhduar kështu. Kur u rrita, hyra në një debat me një nga shokët e mi, i cili ishte mysliman. Debati zgjati për muaj dhe për t’u informuar më mirë, fillova të lexoj për Islamin. Mësova gjithçka që munda për të”. “Në fund, unë e fitova debatin, por në proces e sipër, më shtyu të bëj pyetje për besimin tim. Përgjigjet që i morra nga Islami mu dukën shumë më kuptimplote, prandaj u konvertova”, tregon Buba. Konvertimi mund të duket i befasishëm, por në fakt Shqipëria prej kohësh konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare. Fetë më të mëdha janë Islami dhe Krishterimi, por mbetet një unitet i përbashkët i popullit. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në shoqëri. Berati është një nga qytetet më të rëndësishme për kulturën, sepse aty gjendet Muzeu i Onufrit ku ruhen Ikonat. Në një vizitë të vitit 2014 që Papa Françesku, i bëri Kishës Katolike, vlerësoi vendin ballkanik, pra Shqipërinë, për tolerancën e saj të dukshme fetare, duke thënë se kjo duhet të shërbejë si shembull për botën. Gjatë fjalimit të tij në Tirani, Papa Françesku e vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “është rast i veçantë në këtë kohë kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste dhe ku dallimet fetare janë duke u shtrembëruar.” Kurioz për të ditur se si popullsia e Shqipërisë ka mbetur e bashkuar, Buba ishte pyetur nga Hargitari mbi këtë temë. “Shqipëria ka pasur gjithmonë kulturën e pranimit të tjetrit. Nëse ju shikoni në të gjithë historinë e vendit, ju shihni harmoninë në çdo shekull. Edhe gjatë Perandorisë Osmane. Shumë njerëz ia atribuojnë atë të komunizmit, por unë nuk besoj. Nëse ju shikoni në historinë më parë, ajo thjesht nuk ka kuptim.” Buba është duke iu referuar periudhës në mes të 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist filluar nga diktatori Enver Hoxha. Gjatë regjimit, Shqipëria u bë një shtet i plotë izoluar me asnjë lidhje praktike me botën e jashtme. Në vitin 1967, Hoxha kishte forcuar kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë dhe duke deklaruar Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe kishat dhe xhamitë ishin të ndaluara. Ushtria i kishte shkatërruar ato ose i kishte kthyer në kinema e salla vallesh. Anëtarët e klerit ishin zhveshur nga titujt e tyre, ishin turpëruar e disa prej tyre edhe ishin burgosur. Disa spekulojnë se nuk ishte përjashtim i dhunshëm i fesë, por si rezultat i mendimit laik të shqiptarëve. Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston në Shqipëri, ai solli shembullin e fundit të Malbardhit, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël, bëri bujë të madhe në gjithë vendin, kur popoullsia lokale muslimane, kishte mbledhur fonde për të rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit, e cila ishte prishur gjatë sundimit të Hoxhës. Malbardhi nuk është e vetmja zonë që ka një histori si kjo. Leskoviku, një fshat pranë kufirit me Greqinë, është i njohur për faltoren e saj të lutjeve që ishte ndërtuar nga rrënojat e një xhamie të shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrënojat kishin mbetur të paprekura gjatë komunizmit, por tani vendi i shenjtë, frekuentohet nga myslimanët dhe të krishterët për lutjet e tyre fetare, shkruan Quinn Hargitai. Këto tregime janë të veçanta deri më sot. Me frikën se rritja e grupeve ekstremiste, duket se po e shtyjnë të ndodh ndarja mes besimeve. “Kam dëgjuar të gjithë bisedat e njerëzve që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe të ndalin besimtaret e besimeve të caktuara nga vendet që vijnë”, tha Buba. “Kjo vetëm do të ngjall urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse harmonia ekziston në Shqipëri është sepse të gjithë angazhohen me njëri-tjetrin. Në debat, ne kemi diskutuar dhe kemi edukuar vetën në lidhje me ata që na rrethojnë.” Gjatë dy viteve të mia në vend, unë mund të dëshmoj se Buba ka folur gjëra të mëdha. Ka shumë ngjarja me myslimanë dhe të krishterë, në festa të cilat praktikuesit e të dy besimeve janë të pranishëm. Dita e Ujit të Bekuar, për shembull, është një festë e krishterë, e cila festohet me zhytje në lumë në kërkim të një kryqi, por ajo është e hapur për të gjithë dhe ka pasur raste kur fitues ishin pjesëmarrësit e besimit musliman. Po kështu, Buba shpjegoi se kjo nuk është e pazakontë për të krishterët, që të marrin pjesë në festat e myslimanëve, për shembull festën e Bajramit, e cila është pas muajit të agjërimit – Ramazanit. Duke u angazhuar me njëri-tjetrin, aq shpesh edhe n mënyra të tilla të rëndësishme, myslimanët dhe të krishterët shqiptarë kanë krijuar një komunitet të fortë bazuar në mirëkuptim dhe respekt. Është e vështirë të thuhet nëse bota do të marrë shembullin nga Buba dhe Shqipëria. Por ka diçka të rëndësishme për të gjithë. Në këtë shtet ballkanik, në të cilin fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz edhe kambanat e kishave nga dritaret e tyre, për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë bërë frymë natyrore. Ky është rrëfimi i plotë nga Quinn Hargitai.