Ministrat e Brendshëm të BE u mlodhën për të diskutuar rreth shpërndarjes së refugjatëve në Europë. 40.000 nga Greqia dhe Italia si dhe 20.000 të ardhur nga afrika veriore do të duhej të shpërndaheshin mes vendeve europiane.Por kur vjen puna tek refugjatët në europë mer fund solidariteti. Bisedimet ishin të vështira tha komisioneri i BE-së për refugjatët, Dimitris Avramopulos.
Ai u shpreh tepër i zhgënjyer teksa pranoi se është tepër e vështirë të zbatosh një program mbi baza vullnetare. As ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn nuk arriti të siguronte premtimin e kolegëve europianë. Disa shifra ishin zhgënjyese ndërsa të tjerat për të ardhur turp, u shpreh ai duke iu referuar vendeve si Britania e Madhe, Danimarka, Hungaria dhe Austria, të cilat mendojnë se janë lodhur së tepërmi me këtë temë dhe nuk marrin përsipër të bëhen pjesë e programit të rishpërndarjes. Spanja dhe Portugalia së bashku me Bullgarinë gjithashtu, janë tepër larg limiteve të përcaktuara.Ndërsa Gjermania me anë të sekretares së shtetit në ministrinë e brëndshme konfirmoi pjesëmarrjen e në këtë program me 12.100 vende. I vetmi rezultat konkret që u arrit ishte krijimi i të ashtëquajturave “hotspot”, të cilat do të vlerësojnë kërkesat për azil dhe do të vënë në dispozicion fonde për kthimin në atdhe të refugjatëve, që nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit. Komisioni europian gjithashtu do të bëjë një propozim të ri urgjent, në vjeshtë, për të lehtësuar vende si Italia dhe Greqia, të cilët kanë numrin më të madh të refugjatëve.