Luigi Soreca, ambasadori i BE ka komentuar çështjen Balili.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se kjo përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri.
“Klement Balili nën arrest nga Policia e Shtetit përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri. Lufta kundër krimit të ogranizuar dhe drogës është prioritet kryesor i Bashkimit Europian për anëtarësimin e Shqipërsë në BE
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit.Me një status në Facebook, Ambasada shprehet se është një hap i madh për zbatimin e ligjit.
Por ambasada sërish është e pakënaqur.Mesazhi i ambasadës së SHBA:
Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.
Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.
Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën