Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ndihet i indinjuar me BE, sipas të cilit nuk është e aftë që të çlirojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria dhe t’u hapë rrugën e integrimit, e në këtë sens, kjo ditë ishte një ditë historike e keqe.
Rama tha se i vjen keq për BE, ndërsa shtoi se PËR Shqipërinë ka marrë fjalë të mira.
Ai nuk kurseu as ironitë kur tha se shpreson që në shekullin tjetër Shqipëria të futet në BE.
Rama: Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, se tha se isha i frustruar, i thashë që jo, vetëm më vjen keq për BE dhe në këtë drejtim jam i indinjuar. Nuk është sekret që kam më përzemër BE sesa Aleksandrin, pra të shohësh këtë BE që është e paaftë që nuk çliron dot dy vende nga Bullgaria, në këtë kuptim ishte një ditë historike në sesnin negativ. Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne dhe të gjithë thanë se ndiheshin keq për BE jo për ne. Nga ana tjetër ne do vazhdojmë, mendoj se në Ohër ju thash që disa vjet më parë data e takimeve të KE ishin më të rëndësishme dhe se dita ime e lindjes, sepse ishte gjithmonë fund qershor, ndërsa ditëlindja ime në ditën e pavarësisë, kështu që e gjeta pavarësinë time duke mos u shqetësuar më se kur është takimi, por ata kanë një problem më të madh se ne, sepse ata duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe, kështu që mendoj se do arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt.