Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigantin “Facebook” me 110 milionë euro për dhënie të informacioneve të pasakta rreth blerjes së aplikacionit “WhatsApp” në vitin 2014.

Duke e quajtur një “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, Komisioni Evropian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në BE, tha se “Facebook” nuk kishte mundur të krijonte përputhshmëri automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp, por e bëri dy vjet më vonë filloi një shërbim që bëri pikërisht atë. Komisioni vlerëson se kjo procedurë teknike ishte e mundur dhe në 2014″>2014 dhe stafi i Facebook ishte në dijeni të kësaj. Rrjeti social, përmes një deklarate tha se gabimi i bërë në 2014″>2014 nuk ishte i qëllimshëm.

Artikulli paraprakKUNDËRSHTOHET IDEJA E IVANOVIT PËR AMNESTIMIN E DHUNËS NË KUVEND
Artikulli tjetërINSTAGRAMI VAZHDON TË KOPJOJË SNAPCHATIN, SJELL TË TJERA RISI PËR PËRDORUESIT