Bashkimi Europian ka dhënë 14.5 mln euro për të bërë të bërë cencusin e popullsisë dhe të banesave në Shqipëri për vitin 2020. Duke vënë në dukje faktin se censusi 2011, kishte paqartësi, ambasadori i BE-, Luigi Soreca tha se censusi, me të dhëna të plota dhe të besueshme është baza e Shipërisë dhe e BE-së.
“Cencusi baza e Shqipërisë dhe BE-së. Politika efikase e integrimit europian bazohen në këto të dhënë që duhet të jenë të plota. Prandaj BE ka ndërmarrë hapa të vazhdueshme që të dhënat të mblidhen dhe të krahasohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të dhënat duhet të jenë të plota dhe të besueshme. KE ka theksuar që cencusi i 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e qytetarëve që të deklaronin origjinën etnike dhe besimin e tyre fetar”, tha Soreca.