Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen gjate vizitës në zonat e përmbytura nga reshjet ne Slloveni u zotua për ndihmë të menjëhershme nga fondi i solidaritetit të BE-së në vlerën e 400 milione Eurove për riparimin e dëmeve. Deri ne vitin 2027 ndihma nga BE-ja do të kap shifrën e 3.3 miliardë Eurove për rindërtimin e zonave të prekuara.

“Ishte zemërthyese që të ndiqje shkatërrimet masive në këtë shtet për shkak të përmbytjeve të mëdha. Ne do të japim një ndihmë të menjëhershme nga fondi i solidaritetit të BE-së në vlerën e 400 milione Eurove për riparimin e dëmeve. Deri ne vitin 2027 BE-ja do të japë edhe 2.7 miliardë Euro të tjera për investime për rindërtimin e zonave të prekuara.”

Nga shtetet anëtare janë dërguar makineri të rënda si dhe njësi inxhinierike për të hequr mbeturinat dhe për t’i bërë rrugët të kalueshme. Ndërkaq pas konstatimit të faktit se në kompanitë e sigurimeve kishte pak banesa që kishin paguar primin, parlamenti slloven vendosi që të diskutoje iniciativën për të detyruar banorët që të bëjnë sigurimin vjetor të banesave të tyre. Në Slloveni sigurimi me vlerë të plotë për përmbytjet dhe tërmetet për një shtëpi me 182 metra katror hapësirë ​​të shfrytëzueshme, e vlerësuar në 374 mijë Euro, kushton 850 Euro. Duke siguruar edhe pajisjet shtëpiake me vlerë 300 mijë Euro, primi rritet në 909 Euro. Primi për sigurimin nga përmbytjet, sërish në vlerën e plotë, do të shkojë në një mijë Euro shtesë. Në vetëm më pak se 24 orë ne dy të tretat e vendit Sllovenia pësoi nje sasi reshje shiu në të gjithë vendin sa ato të një muaji.

Nga përmbytjet gjetën vdekjen të paktën tre persona dhe u shkaktuan dëme të vlerësuara në më shumë se gjysmë miliardë Euro. Rrugë, ura dhe ndërtesa u shkatërruan në atë që kryeministri slloven Robert Golob e përshkroi si “dëmtimet më të mëdha nga fatkeqësitë natyrore në historinë e Sllovenisë së pavarur”. Autoritetet evakuuan mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre dhe forcat e armatosura sllovene përdorën helikopterë për të shpëtuar të bllokuarit nga përmbytjet. Dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike. Qeveria sllovene ka caktuar 10 milionë Euro në ndihmë humanitare për ata në rajonet e prekura nga përmbytjet. Ndërsa niveli i ujërave në zonat e përmbytura po ulet, rrëshqitjet e dheut janë bërë shqetësimi më i madh për autoritetet sllovene.

Artikulli paraprakE RËNDË NË FUSHË ARRËZ, 7-VJEÇARI RRËSHQET NË REZERVUARIN NË IBALLË!
Artikulli tjetërKURTI: QEVERIA E KOSOVËS E PËRKUSHTUAR PËR SHTENSIONIMIN E SITUATËS NË VERI