Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian ku kërkohen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës. Duke komentuar postimin në tëitter të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell i cili paralajmëroi pasoja të rënda për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk ulin tensionet, Rama tha se thirrja nuk mund të jetë më e qartë se kaq. Ai e konsideroi praninë e policisë në mbrojtje të ndërtesave bosh si një lëvizje absurde dhe gjithashtu edhe një veprim aspak evropian vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja vendore në 4 komunat e veriut të Kosovës si dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE.

“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”- shkruan Borrell.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI, OSBE SUGJERON 9 HAPA PËR ZGJIDHJEN E SITUATËS
Artikulli tjetërARRESTIMI I ZYRTARES SË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR RYSHFET, REAGON PD