Bashkimi Europian u vjen në ndihmë Shqipërisë dhe Greqisë për të përballuar situatën e zjarreve. Të dy shtetet kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë.

Dy avionë nga Italia, një helicopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helicopter edhe Serbia. Mbështetja për Shqipërinë përfshin 1 avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 ton ujë. Avioni do të vendoset në dispozicion më 14 gusht

Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.

Artikulli paraprakEUROPA, I NXEHTI QË VRET: GATI 50 MIJË VIKTIMA NGA VAPA, KONTINENTI MË I RREZIKUAR!
Artikulli tjetërHOVENIER: HAPJA E URËS NË MITROVICË NË KËTË KOHË MUND TË RREZIKOJË USHTARËT AMERIKANË!