Zëdhënësi i BE, Peter Stano tha sot se BE mirëpret vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat RKS. Stano në një postim në X thekson se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Është një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit.

Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkruan Stano.

Artikulli paraprakMBI 10 MLN TURISTË TË HUAJ VIZITUAN SHQIPËRINË PËR VITIN 2023, RAMA: ARRITJE HISTORIKE, E PAIMAGJINUESHME MË PARË
Artikulli tjetër“SPAK NJË CELULË E RILINDJES”, FLAMUR NOKA: PO PËRDORET PËR INKUIZICION POLITIK.