Në përpjekje për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në luftë me Pandeminë, Komisioni Evropian, do të bëjë publike marrëveshjen për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në rajon, vaksina të cilat do të shpërndahen nga Austria.

Austria, tha më 20 prill se deri në muajin gusht planifikon të dërgojë në vendet e Ballkanit Perëndimor 651,000 doza të vaksinës të Pfizer/BioNTech. Dërgesa e parë do të niset në Maj dhe do të pasohet nga të tjerat.

Bosnja do të marrë pjesën më të madhe të këtyre dozave me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000 dhe Serbia e fundit me 36,000.

Vendet në Ballkanin Perëndimor, kanë pasur fillimisht vështirësi në sigurimin e aksesist në vaksina. Lider në vaksinim mbetet Serbia, e ndjekur nga Shqipëria me 703.550 doza të siguruara deri tani.

Artikulli paraprakLULZIM BASHA: SJELLIM INVESTIME TË HUAJA, HAPIM VENDE TË REJA PUNE ME PAGA TË LARTA
Artikulli tjetërNËNSHKRUHET KONTRATA PËR AEROPORTIN E VLORËS, RAMA: KY MOMENT PËR MUA MË I RËNDËSISHËM SE VAKSINA, MË JEP MUNDËSI TË BUZËQESH