Bashkimi Evropian synon të prezantojë paketën e 10-të të sanksioneve anti-ruse përpara 24 shkurtit që do të shënojë përvjetorin e ndëryrjes së armatosur të Kremlinit në Ukrainë, raportoi AFP duke cituar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit, ne synojmë të kemi paketën e 10-të të sanksioneve,” tha ajo gjatë vizitës së saj në Kiev.
Sipas von der Leyen, sanksionet do prekin ekonominë ruse., ndërsa shtoi se beson se kufiri i çmimit të naftës ruse po i kushton Moskës afërsisht 160 milionë euro çdo ditë. Drejtuesit e institucioneve të BE-së momentalisht ndodhen në Kiev, ku më 3 shkurt do të zhvillohet samiti BE-Ukrainë.