BE: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis

48 ore para se kryeministri Edi Rama te shpalle kabinetin me te cilin do te qeverise Shqipërinë ne 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet te fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu. E kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit te reformës ne drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve. “Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma. Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit.” Komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes ne Tiranë, per t’u bere pjese e takimit te se shtunës mes kryeministrave te Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do te shërbejë per te diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes. “Takimi i liderëve në Durrës do të bashkojë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas takimit të suksesshëm të Samitit të Triestes, në korrik. Veçanërisht, zbatimin e planit të veprimit për të thelluar integrimin rajonal ekonomik, për të cilin u ra dakord në Samitin e Triestes. Diskutimi do të fokusohet në hapat e menjëhershëm qe duhen ndërmarrë para fundit të këtij viti, për t’u siguruar që plani i veprimit do të përkthehet në rezultate konkrete dhe në mundësi të reja për rajonin.” Procesi i vetingut dhe zbatimi i reformës ne drejtësi, pritet te nise ne muajin shtator e pas kësaj, Shqipëria synon hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE, e cila duket se do te jete nje prej sfidave kryesore te qeverise Rama 2.

Artikulli paraprakSERBËT KËRCËNIM ME ARKIVOLE SHQIPTARËT PËRGJIGJEN ME ARMË
Artikulli tjetërPRINCI SAUDIT TAKON BUSHATIN: MUNDËSI PËR INVESTIME NË TURIZËM