Bashkimi Europian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar miratimin e shpejtë të 7 ligjeve, dhe të parin ligjin e vlerësimit, të “Veting-ut), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se, kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë. Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, thuhet në deklaratë dhe i një rëndësie themelore për rrugën europiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Artikulli paraprakAPLIKIMI NË UNIVERSITETE NIS MË 1 GUSHT
Artikulli tjetërGJYKATA LË NË FUQI VENDIMIN PËR NJË VRASJE