BE shqyrton liberalizimin e vizave për Kosovën në tetor, kusht demarkacioni

Bashkimi Europian do të shqyrtojë gjatë tetorit heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Diskutimi do të bëhet në takimin që do të mbahet në Luksemburg në takimin e ministrave të Brendshëm më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”. E ndërsa për Ukrainën sipas medias ruse “Tass” ka ende shumë probleme, pritet se çfarë do të ndodhë me Kosovën, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Pengesa e vetme për Kosovën deri në këto momente është miratimi i vijës kufitare me Malin e Zi. Ligji për demarkacionin është shtyrë në datën 1 shtator pas protestave dhe debateve në Kuvend, ndërsa ende nuk është vendosur një datë për ta votuar. Opozita kundërshton ashpër marrëveshjen, por BE e ka vendosur si kusht të panegociueshëm për liberalizimin e vizave

Artikulli paraprakPD HOMAZHE NE 18 VJETORIN E VRASJES SE AZEM HAJDARIT
Artikulli tjetërE MAJTA ME MUHARREM RAMEN FITON BASHKINE DIBER