Gjermania, Franca dhe Britania, kanë kërkuar që Bashkimi Evropian të ndërmarrë “hapa konkretë” lidhur me krizën në rritje të emigrimit. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, dhe sekretarja e brendshme e Britanisë, Theresa May, në një deklaratë të përbashkët, kanë kërkuar procesim më të mirë të refugjatëve që arrijnë në pjesën jugore të Evropës.
Në deklaratën e sotme, po ashtu, theksohet nevoja e krijimit të qendrave në Greqi dhe Itali deri në fund të këtij viti, për të siguruar se migrantët regjistrohen dhe u merren gjurmët e gishtërinjëve, në mënyrë që autoritetet të kenë mundësi të idenfikojnë shpejt ata që kanë nevojë për mbrojtje.
ALARMI, BOTA PAS DISA VITESH NË KRIZË PËR UJË
Kërkesa për ujë në botë me shumë gjasa do të rritet në dekadat e ardhshme. Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Resurseve Botërore, i cili argumenton se ngrohja globale dhe rritja e numrit të popullsisë janë shkaqet kryesore që do të çojnë botën drejt krizës së ujit. Në studim thuhet se ndryshimet klimatike pritet të sjellin thatësirë në disa zona dhe të lagështirë në disa të tjera, disa zona do të përballen me reshje të shumta e përmbytje kurse të tjera me thatësirë ekstreme. Kjo, sipas institutit të resurseve botërore do të cojë në shterimin e burimeve të ujit. Gjithashtu edhe popullsia në rritje dhe lëvizja e saj do të kërkojë konsum më të madh. Katërmbëdhjetë nga 33 veende janë në lindjen e mesme, përfshirë nëntë vende që cilësohen me rrezik maksimal