Kampionati i futbollit në plazh, është zhvilluar për herë të parë në plazhin e Velipojës falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Federatën Shqiptare të futbollit.
Për tre ditë më radhë, aktiviteti i cili ka mbledhur të gjithë pjesmarrësit nga e gjithë Shqipëria ka përcaktuar edhe fituesin e këtij edicioni të parë, ku fitues u shpall skuadra Velipoja.

Për N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër Rudin Beka, ku aktivitetit vjen për herë të parë për tu kthyer më pas edhe në traditë gjatë sezonit veror.

Për pjesmarrësit ky aktivitetit duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Velipoja është skuadra kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi nga penalltitë ndaj skuadrës së Lyon. Një finale shumë e bukur dhe me emocion që prodhoi gjashtë gola, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. Më pas nga penalltitë triumfoi skuadra e Velipojës me rezultatin 3-1.

Ekipi i Velipojës fitoi trofeun e “Beach Soccer 2024”, si dhe premion e përcaktuar prej 1000 Euro.

Në kampionatin “Beach Soccer 2024” morën pjesë 8 ekipe dhe në fund triumfoi skuadra e Velipojës.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR- KOPLIK, PËRPLASEN DY AUTOMJETE
Artikulli tjetërVLLAZNIA-TIRANA, 4 GOLA DHE SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”