Një bebushe e lindur para pak ditësh, është në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për një arsye shumë të veçantë: Ajo ka lindur me flokë të zinj, por me balluke të bardhë si retë.
Kjo për shkak të një gjendjeje të quajtur “pielbaldizëm”, që shkakton çregullim në prodhimin e melaninës. Mayah e ka trashëguar këtë karakteristikë nga mamaja, e cila ka flokë të zinj dhe të bardhë.
Nga momenti i lindjes, e sapo lindura ka tërhequr vëmendjen fillimisht të mjekëve e më pas të gjithë stafit të spitalit. Mamaja e saj, Talyta Youssef, 40vjeç, rrëfen reagimin e mjekut: “Kur lindi, kirurgu tha: Shiko, ka dritë mes flokëve!’
Kuptova që po e sillte drejt meje, pasi nuk po e shihja.”Pasi u spostuan në dhomë, vogëlushja pati shumë vizita: “Sapo u sistemuam në dhomë, njerëzit nisën ta fotografonin dhe ta vizitonin.
Isha e shtruar në maternitet për katër ditë dhe infermieret, personeli I sanitareve, stafi I spitalit nisën të vizitonin Mayah dhe të bënin shumë foto.Më pas ato imazhe bën xhiron e botës”, thotë mamaja.