Kandidati I Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër Benet Beci ka zhvilluar takimin e radhës me banorët e fshatit Rrenc, në njësinë administrative Gur I Zi. Banorët I shprehën kandidatit Beci shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e investimeve.
Ndërkohë, kandidati Beci tha se bashkia Shkodër në këto 30 vite nuk ka punuar si duhet për t’I shërbyer njësoj banorëve në të gjithë territorin e bashkisë. Ai shtoi se pas 14 majit, investimet do të shtrihen jo vetëm në qendër të qytetit, por në të gjithë njësitë.