Kandidati I Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci gjatë takimit me banorët e lagjes “Dërgut” është përballur me një situatë të vështirë pasi një pjesë e fasadës së pallatit është shembur duke rënë poshtë hyrjes së pallatit duke rrezikuar jetën e fëmijëve që po kalon aty në ato momente.

Pas ngjarjes së ndodhur, Beci ka dhënë një mesazh duke thënë se pas 14 majit të gjitha fasadat e pallateve do të rikonstruktohet për të mos lejuar përsëritjen e rreziqeve të tilla.

Ndëkohë banorët treguan se I besojnë programit të kandidatit Beci.

Në këtë takim, kandidati I Partisë Socialiste Benet Beci foli për disa programe që mund të përmirësojnë jetën e këtij komuniteti në fusha të ndryshme.

Artikulli paraprakNDREU: DO VIJOJMË PROJEKTET NË ZONËN E TALES
Artikulli tjetërZEKTHI: MBËSHTETJE PËR ZEF HILËN