Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në projektin për transformimin e Zdrales. Ai është njohur me ritmin e punimeve që po kryen firma kontraktuese por edhe ecurinë e deritanishme. Kryebashkiaku i ka kërkuar firmës kontraktuese një ritëm të shpejtë të punimeve për shkak të mos bllokimit të punës për bizneset në zone.
Loti i parë i këtij investimi madhor fillon nga ‘Xhamia e Parrucës’ dhe vazhdon deri në qendër të sheshit të Zdrales pranë peshkut. Ky investim parashikon transformimin e plotë të kësaj zone, me ndërhyrje në rrjetin nëntokësore, në rrugë, pjesën e fasadave dhe ndërhyrje në ruajtjen e banesave të vjetra të cilat janë të vendosura në këtë pjesë të qytetit.