Kandidati i PS për bashkinë Shkodër Benet Beci zhvilloi disa takime në njësinë Velipojë duke nisur nga lagjia tek kisha për të vijuar në qendër të Velipojës si dhe fshatrat Gomsiqe, mbi Sukë, Sektor si dhe Plazh. Kandidati Beci u njoh me disa prej problemeve që shprehën banorët.

Banorët e Velipojës treguan se janë diferencuar politikisht për shkak se votojnë majtas.

Kandidati Beci tha se Velipoja ka mundësi të jetë një qytet i dytë brenda bashkisë Shkodër ndërsa tregoi edhe disa prej investimeve të rëndësishme.

Banorët e Velipojës i dhanë mbështetje kandidatit Beci për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA ME BANORËT E SHOSHIT, I PREZANTON PROGRAMIN PËR ZONËN
Artikulli tjetërSHKRELI: DO JEMI KRAH BIZNESIT NË VAU DEJËS