Benet Beci ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes “Dudas” në qytetin e Shkodrës. në këtë takim kandidati për kryetari bashkie u njoh me problematikat e këtyre banorëve ku ndër të tjera kryesonin uji i pijshëm asfaltimi i rrugëve dhe pastrimi i mbeturinave.

Beci pasi dëgjoi banorët prezent në këtë takim u tregoi edhe projektin e tij dhe prioritetet e programit të tij për bashkinë e Shkodrës. Kandidati i PS tha se qytetin dhe çdo lagje të tij e shoqërojnë problemet nga më baziket të cilat do duhej të kishin marrë zgjidhje shumë kohë më parë.

Benet Beci u premtoi banorëve të lagjes “Dudas” se me besimin dhe mbështetjen e tyre ai do të nisë shumë shpejt punën për qytetin e Shkodrës pas zgjedhjeve të 14 majit.

Artikulli paraprakVODHI 6 KOSHERE ME BLETË, IDENTIFIKOHET DHE VIHET NË PRANGA 50-VJEÇARI.
Artikulli tjetërBENET BECI ME BANORËT NË LAGJEN LIVADE