Rastet e fundit të zjarrit në Shkodër si djegia e tregut apo edhe e katër ndërtesave sëfundmi kanë bërë që kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci të zhvillojë një takim me repartin zjarrëfikës. Kryebashkiaku Beci vlerësoi punën jo të lehtë të zjarrëfikësve ndërsa tha se është në dijeni për mungesën e pasijeve të duhura për ndërhyrjen në operacionet e vështira të zjarreve siç ishin dy rastet e fundit në Perash dhe Skenderbeg.

Gjatë bashkëbisedimit me zjarrfikësit, kryebashkiaku Beci ndau me zjarrëfikësit edhe lajmin e bërë publik nga qeveria shqiptare për rritjen e pagave.

Kryetari i Bashkisë, nga ana tjetër, kërkoi nga specialistët hartimin e një plani për eliminimin e parkimeve që pengojnë rrugën e zjarrfikësve si dhe vendosjen në eficiencë të të gjithë hidrantëve.

Gjatë muajit korrik, flotës së mjeteve pritet t’i shtohet edhe një automjet zjarrfikës, ndërkohë që gjatë këtij viti pritet edhe shtimi i personelit për repartin zjarrfikës në Shkodër.

Artikulli paraprak1500 MATURANTË FESTOJNË PËRFUNDIMIN E STUDIMEVE
Artikulli tjetërKONCERTI I PIANOS NË SHKOLLËN “PRENKË JAKOVA”