Kjo është gjendja që vijon prej vitesh në oborrin e shkollës “Martin Camaj” në qytetin e Shkodrës. E harruar në vite, kjo zonë ofron një pamje aspak normale, e cila është kthyer në shqetësim për komunitetin e nxënnesve, mesuesve, prindërve por edhe banorëve të kësaj zone. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër situatën e krijuar në këtë zonë. Ai është takuar me mesuesit e shkollës ku është diskutuar kjo problematikë e cila është e mbartur në vite.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci në bashkëbisedimin me mësuesit ka garantuar së Bashkia do të bëjë një ndërhyrje të shpejtë në sisteminimin e ujërave të rrugës por edhe sistemimin e oborrit të shkollës.
Përvec ndërtimeve pa kriter të cilat I kanë zënë pamjen shkollës, duke krijuar edhe mungesën e një oborri për nxënësit, amortizimi i infrastrukturës rrugore në këtë zonë, është një kërkesë imediate e mësuesve të shkollës të cilët prej më shume se 15 vitesh kanë kërkuar që të ndërhyhet në këtë zonë por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Specialistët e bashkisë Shkodër do të hartojnë një projekt konkret ndërhyrjeje me qëllim që kjo zonë të ketë një pamje tjetër dhe normale për nxënësit dhe komunitetin e zonës.