Thethi do të jetë në vemendjen e Bashkisë Shkodër për zgjidhjen e problematikës së pastrimit në këtë zonë turistike. Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar vetë këtë pikë turistike së bashku me stafin e bashkisë dhe firmën kontraktuese.
Përvec inspektimit, Kryetari i bashkisë ka mbledhur edhe pronarë të bujtinave dhe banorë të zonës duke diskutuar me ta gjetjen e mekanizmave për të qënë bashkë për të ofruar një sezon turistik të pastër për këtë perlë të natyrës.
Vetë banorët kanë dhënë zgjidhjet e tyre duke propozuar disa ndërhyrje dhe përmirësim të shërbimit në këtë zone.
Në këtë takim u vendos krijimi i një grupi pune mes banorëve, Njësisë Administrative dhe Bashkisë Shkodër për bashkërëndimin e masave që do të ndermerren për krijimin e një hapësirë të pastër në Theth. Thethi, kjo perlë e natyrës, ka pasur pret që të këtë vit të ketë një rritje të numrit të turistëve kjo referuar edhe rezervimeve të cilat kanë nisur që në muajin Prill duke ek thyer Thethin në destinacionin kryesor turistik të bashkisë Shkodër.