Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Shkodër Benet Beci mori pjesë në debatin mbi Përballjen e Ofertave Politike të organizuar nga “Intelektualët e Rinj Shpresë” në kuadër të kontratës sociale për qytetarët. Kandidati Beci tha se të rinjtë mbeten të rëndësishëm për vendimarrjen e tij si kryebashkiak pas 14 majit.
Nxitja e sipërmarrjes për të rinjtë por edhe për gjithë qytetarët e tjerë të Shkodrës është një prioritet tha kandidati Beci.
Kandidati Beci tregoi edhe disa projekte për zhvillimin infrastrukturor.
Në fund të këtij debati kandidati socialist Benet Beci firmosi kontratën sociale me organizatën “Intelektualët e Rinj Shpresë”.