Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në ambjentet e bashkisë, fituesit e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca të grupit Shkodra Elektronike. Kënga Zjerm e sjellë me mjështëri nga dyshja shkodrane bëri që e gjithë Shkodra ti mbështeste në këtë sfidë që dërgon Shkodrën në Eurovision. Kryetari i Bashkisë Benet Beci, ka uruar artistët dhe i garantuar mbështetje maksimale për pjesmarrjen e tyre ne Eurovision që do të mbahet në muajin Maj në Basel të Zvicrës.
Shkodra elektronike, dhe kënga Zjerm fitoi zemrat e publikut shqiptar duke bërë që Shkodra në vitin 2025-s të ketë emrin e saj në Eurovision, një tjetër hap i rëndësishëm për këtë grup të krijuar në vitin 2018 që pa frikë ka sjellë revolucion në muzikën shqiptare.