Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u prezantua si drejtues politik përpara strukturave të Partisë Socialiste me praninë e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e cila i dorëzoi këtë detyrë që ajo e mbante deri më tani. Pas mbledhjes Spiropali tha se duke qenë se po afrohen zgjedhjet Parlamentare Shkodra do të marrë rezultatin më të mirë që ka patur ndonjëherë….

Për kryebashkiakun Beci, posti tashmë edhe i drejtuesit politik të PS për qarkun Shkodër është një sfidë që do ta realizojë sëbashku me transformimin e qytetit të Shkodrës por jo vetëm…

I pyetur tashmë edhe për përfshirjen e tij si drejtues politik i socialistëve, Beci u shpreh se bëhet më e lehtë për faktin se shoqërohet me investimet e mëdha që janë një kryefjalë sipas tij për Shkodrën….

Investimet për Shkodrën dhe organizimi i PS për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm ishin kryefjalë edhe e takimit të zhviluar të socialistëve.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET KOLOSI I FOLKLORIT SALI MANI
Artikulli tjetërDEMOKRATËT E LEZHËS KUNDËR AGRON GJEKMARKAJ