Në stinën e verës dhe temperaturat e larta shpeshherë kanë qënë të shumta edhe rastet e zjarreve. Në kuadër të marrjes së masave të nevojshme dhe ardhjes në ndihme ndaj komunitetit janë në gadishmëri të plotë edhe drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shkodër. Kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci ka zhvlluar një takim me strukturat e MZSH. Në takimin me drejtuesit dhe efektivët, ku kryebashkiaku Beci i falënderoi dhe i përgëzoi për punën dhe sakrificën në kryerjen e detyrës së tyre të vështirë.
Beci u kërkoi gadishmëri të plotë për shkak të temperaturave të larta në mënyrë që të menaxhohen në kohë çdo rast I mundshëm.
Shtimi i numrit të efektivëve, mjeteve dhe i stacioneve të zjarrfikseve në territorin e bashkisë Shkodër, si dhe përmirësimi i kushteve të punës, u trajtuan në këtë takim si nevoja emergjente për të cilat do të ndërhyhet.