Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka qënë pranë biznesit fason në një takim të zhvilluar në një firmë italo – shqiptare. Ai është takuar me administratorin Gabriele De Bettiu, ku është njohur e me aktivitetin e kësaj kompanie, por u diskutua edhe mundësisë së mbështetjes që bashkia Shkodër do të krijojë për biznesin.

Kjo fasoneri, I ka dhuruar spitalit të Shkodrës mbi 250 veshje për sallën e kirurgjisë, paisje të një standarti të lartë që shkojnë për qëndrën spitalore të veriut të vendit. Qeveria Shqiptare, ka në programin e saj ndihmën ndaj sektorit fason, ndërkohë që bashkia Shkodër do të jetë në mbështetje të biznesit fason që mban edhe numrin e parë për numrin e të punësuarve në këtë sektor në Shkodër

Artikulli paraprakVRASJA E NIKULAJ, ZBARDHET DËSHMIA E PORTUGEZIT
Artikulli tjetërBARDHAJ, RRJETI ELEKTRIK KËRCENIM PËR BANORËT