Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në ambjentet e bashkisë, Kryetarin e Komunës Prishtinë, Përparim Rama, i cili ishte I shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Në këtë takim, kryebashkiaku Beci, i ka uruar mirëseardhjen homologut të tij nga Prishtina, duke vlerësuar punën që ai ka bërë por edhe vizionin e tij për qytetin, çasje që i bashkon në rrugën për transformimin e Shkodrës dhe Prishtinës si qytete Evropiane.
Gjatë këtij takimi, kryebashkiaku Beci ka ndarë më zotin Rama, edhe projeket që ai ka për Shkodrën që nisin me hyrjen e qytetit, rrugën e Dukagjinit një pikë lidhesë me Kosovën por diskutuan së bashku edhe shumë projekte që këto dy qytete Shkodra dhe Prishtina të jenë sëbashku në shërbim të banorëve të dy vendeve.