Sot pata kënaqësinë të prisja Zv. Presidentin e Federatës Italiane të Volejbollit, Adriano Bilato, së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. Në takim qe i pranishëm edhe koordinatori i Beach Volley në Itali, Fabio Galli. Diskutuam për veprimtaritë që do të nisin së shpejti në kuadër të “Shkodra, Qytet Evropian i Sportit 2025”. Për volejbollin gjatë këtij viti do të ketë një sërë aktivitetesh ndërkombëtare, një prej të cilave do të zhvillohet në plazhin e Velipojës, ku do të organizohet Beach Volley gjatë sezonit veror.
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02x2HKs4Fh4WSKiXxxrr2vVqPasQ9HUUqhW627FcNZhRJYqsN4QmuJKKWLsEEc1Qg6l&id=100063543730287&_rdr