Puka dhe Fushë Arrësi, kanë qënë ndalesat e radhës të Drejtuesit Politik të PS Benet Beci në kuadër të takimeve me Asambletë e PS në të gjithë Qarkun. Në këto bashki, ku në zgjedhjet e Majit të vitit të kaluar PS humbi, për drejtuesin e ri politik të PS ishin aksidentale, ndërkohë që për 2025-ës ai u shpreh se është rasti më i mirë mundshëm që Puka dhe Fushë Arresi t’I bashkohen fitores së madhe që PS do të arrijë në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ashtu si në Vau Dejës, edhe Asambletë e dy bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz, kanë përcaktuar edhe koordinatorët e degëve të cilët janë ndarë në bazë të udhëzimit të Partisë Socialiste. Partia Socialiste tashmë ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore parlamentare në Qarkun e Shkodrës dhe puna ka nisur me përcaktimin e koordinatorëve, por edhe takimet në bazë me çdo anëtarë socialist dhe banorët të Qarkut të Shkodrës.

Artikulli paraprakGARA PËR KREUN E RI TË POLICISË SË SHTETIT, MINISTRI I BRENDSHËM PROPOZON ILIR PRODËN! EMRI NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT RAMA
Artikulli tjetërBANORËT PROBLEM ME RRUGËN E AMORTIZUAR