Takimi i radhes i kandidatit per Bashkine e Shkodres Benet Beci, ka qene me perfaqesues te institucioneve, organizatave dhe specialiste te mjedisit. Ata i kane shprehur atij, problemet me te cilat hasen ne punen e tyre, te cilat nuk kane marre zgjidhje nga bashkia.
“Për të gjithë të interesuarit, një video e përmbledhur e tryezës me përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe specialistë të mjedisit.
Ne na duhet një zyrë koordinimi, na duhet një plan për mjedisin, na duhen disa instrumente. Kryetari i bashkisë nuk do të zgjidhë problemin, do të zgjedhë sistemin që zgjidh problemet. A është bashkia në punë dhe si organizohet ajo për problemet që duhet t’i zgjidhë vetë, a bashkëpunon ajo me palët e treta?
Unë nuk mund të jap një ekspertizë më të mirë se ajo që bëni ju, unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se ato që ju dini, por unë do të krijoj një mundësi dhe do të punoj me ju që t’ju krijoj një mundësi, që ju të jepni më të mirën tuaj, në një sistem të bashkëpunimit, për të zgjidhur problemet në Shkodër, në afat të gjatë. E ky është suksesi im në menaxhim.”