Francesco Totti mund të luaj në Premierligë edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi italian, Francesco Totti është duke luajtur edicionin e tij të fundit në Roma, te e cila skuadër është që nga viti 1989. Nëse ai vendos të largohet, atëherë menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri do t’i jap atij një mundësi që edicionin e ardhshëm të luaj në Premierligë. Nuk dihet nëse Totti do të pranojë këtë ofertë, pasi dëshira e tij është që të transferohet në MLS.