Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të SHërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ e Shtetit, e cila vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos. Hyseni erdhi si propozim i kryeministrit Edi Rama, i cili në argumentet e bëra publike në 17 mars, tha se “është besim plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Emërimi i saj u kundërshtua nga opozita që e cilësuan si një provokim ndaj Kosovës. Kush është Vlora Hyseni? Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.

Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama. Sipas ligjit për SHISH paçka se kryeministri është propozuesi drejtorit të SHISH fjalën e fundit e thotë presidenti me dekretin e emërimit. Shërbimi Informativ shqiptar ka qëndruar pa kreun e tij për afro një vit, pasi drejtori Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Artikulli paraprakRRITET KONSUMI I KARBURANTEVE, KTHEHET NË NIVELET E PARA LUFTËS NË UKRAINË
Artikulli tjetërTË AKUZUAR PËR KRIME LUFTE, PËRFUNDON DITA E PARË E GJYQIT NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK-SË, ÇFARË PRITET TË NDODHË NESËR