Begaj dekreton ndryshimet në qeveri.

Kuvendi mblidhet sot në 18:00. Socialistët nga ana tjetër kanë mbledhur firmat për propozimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Tre anëtarë të rinj do të shtohen Qeverisë Rama, ndërsa më surpriza nga të gjitha ishte largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm pas një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit.

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.

Artikulli paraprak“SHQIPTARËT KANË JETUAR NËN ZGJEDHË, POR TANI…”, RAMA: PORTI NË PORTO ROMANO, KAPITULL I RI NË HISTORI
Artikulli tjetërEURO 2025 PËR VAJZA/ SHQIPËRIA PËRBALLET ME NORVEGJINË NË RAUNDIN E 1-RË TË PLAY-OFF, PËRCAKTOHEN DATAT E NDESHJEVE