Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori sot pjesë në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Begaj nënvizoi marrëdhëniet e shumë të mira e të fqinjësisë së mirë që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, duke iu referuar shembullit shumë të mirë që dy vendet kanë dhënë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Presidenti Begaj, shprehu besimin, se këto marrëdhënie do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë.

“Si dy vende aleate në NATO dhe në proces negocimi për aderim në Bashkimin Evropian, dy vendet tona janë kontribuuese aktive për paqen dhe sigurinë në rajonin tone, por jo vetëm” u shpreh Presidenti Begaj.

Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur faktori shqiptar në Malin e Zi, për stabilitetin, pavarësisë dhe të ardhmen euro-atlantike të këtij vendi fqinj e mik, si dhe shprehu besimin se ky komunitet do të vijojë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Presidentit Milatoviç dhe të institucioneve malazeze.

“Prania e në Malin e Zi dhe e komunitetit malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi, që së bashku duhet t’i mbështesim e t’i promovojmë më shumë” – nënvizoi Presidenti Begaj.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, E TRETA NË BOTË DHE E PARA NË EVROPË PËR RRITJEN E TURIZMIT
Artikulli tjetërBERISHA E “PËRJASHTOI” NGA PD, REAGON ALIBEAJ