Romela Begaj rezulton pozitive me doping edhe ne testin B. Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionen e botës konfirmohet një gjë e tillë edhe në testin B që është hapur në Kanada pak ditë më parë.

Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të peshëngritjës zhvilluar në SHBA.

Por për Romelën gjatë janarit erdhi një goditje e rëndë pasi ajo rezultoi pozitive në testet antidoping gjë që u konfirmua edhe në testin B. Begaj ka thënë se ajo nuk ka marrë asnjë substancë të ndaluar dhe se është e pastër.

Romela Begaj do të flasë sot në orën 11:30 për herë të parë për këtë cështje në një konferencë të thirrur në orën në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun Olimpik të Tiranës.

Begaj do të sqaroj gjithcka ka ndodhur. Do të rrefejë për ditët e vështira që ka kaluar,e ka mbështetur shteti apo jo.

Artikulli paraprakNOTARI 99 VJEÇAR THYEN REKORDIN BOTËROR NË AUSTRALI
Artikulli tjetërPËRFUNDON TAKIMI I METËS ME KOMISIONIN E JASHTËM, PALOKA: JA PËR ÇFARË RAMË DAKORD