Presidenti Bajram Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 14 maj të shprehin vullnetin e tyre të lirë në kutitë e votimit. Begaj u bëri thirrje që të denoncojnë çdo intitmidim apo zhantazhim që mund të marrin gjatë fushatës zgjedhore që mund të ndikojë në votën e tyre.

“Të dashur bashkëqytetarë, zgjedhjet ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e jetesës suaj të përditshme, nga rruga ku kaloni, lagjja ku rriten fëmijët si edhe qyteti apo fshati ku ju banoni. Në këto zgjedhje me efekt të menjëhershëm në përditshmërinë tuaj, ushtroni vullnetin tuaj krejt të lirë, çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet dhe dënohet. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve shqiptarë”, tha Begaj.

Artikulli paraprakTRITOL MAKINËS SË KREUT TË PD NË VAUN E DEJËS, ZHUPA THIRRJE PS: DISTANCOHUNI NGA KËTO METODA, NUK TREMBEMI
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ KREUT TË PD NË VAUN E DEJËS, BERISHA: RAMA HESHTI, TREGOI QË QËNDRON PRAPA ATIJ AKTI