Presidenti Bajram Begaj, uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Presidenti zgjodhi që këtë urim ta bëjë së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.

“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë :Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë” – shkroi Presidenti në Facebook-un e tij.

Institucioni i Presidentit aplikoi për herë të parë zhvillimin e praktikave për studentë duke u bërë kështu pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Artikulli paraprakDITA E RINISË, TABAKU: MBI 500 MIJË TË RINJ JANË LARGUAR! DUHET TË PYESIM VETEN SI TË NDALIM HEMORRAGJINË QË PO PLAK VENDIN
Artikulli tjetërTYMUESE DHE KAPSOLLA NË KUVEND, DEPUTETËT E BARDHIT DHE BERISHËS AKUZOHEN PËR ‘SHKATËRRIM PRONE’